Burimi Sunaj Raça

Filmi ‘Ajo’ në festivalin e filmit 'Festa del Cinema di Roma'

Filmi ‘AJO’ me skenar dhe regji të More Raçës, është një nga dhjetë filmat e shkurtër të përzgjedhur në konkurrencë zyrtare në ‘Alice Nella Citta’, seksion paralel i Festa del Cinema di Roma.

Festivali mbahet në Romë të Italisë nga 18-28 tetor 2018, dhe është një festival kualifikues për çmimin Oscar.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga producenti i filmit, Sunaj Raça.

Regjisorja More Raça gjithashtu do te jetë pjesë e programit From Short to Feature ku do të prezantojë filmin e saj të metrazhit të gjate para kompanisë prestigjioze italiane ‘Leone Film Group”, kompania e familjes se Sergio Leone.

Filmi “Ajo” flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Ne filmin “Ajo” luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “Arena” dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.