Filma e ‘Anibarit 2019’ shfaqen edhe në Prishtinë

Disa prej filmave që do të shfaqen në kuadër të edicionit të sivjetëm të Festivali të animuar “Anibar”, do të shfaqen edhe në Prishtinë.

“Anibar”, përmes një komunikate bën të ditur se në bashkëpunim me Kino Armatën do të organizon natën e filmave të animuar në Prishtinë si pjesë e ‘Anibar on Tour 2019’.

Filma e përzgjedhur enkas për këtë prezantim do të jenë të edicionit të 10-të të këtij festivali dhe shfaqe më 2 korrik në Kino Armata.

Edicioni i 10- të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit do të mbahet në Pejë nga data 15-21 Korrik 2019

Në këtë edicion, të dhjetin më radhë, do të shfaqen 244 filma të animuar, që janë selektuar nga 1223 të cilët kanë aplikuar për këtë edicion, si dhe programe të kuruara nga profesionistë në fushën e animacionit.

Filmat do të shfaqen në Kinemanë Jusuf Gërvalla, Kinemanë e Liqenit, Kinemanë e Kubave dhe Teatrin Istref Begolli.

86 filma do të shfaqen në kategoritë e Filmit Ndërkombëtarë të Animuar; Filmit të Studentëve; Filmave të Ballkanit; Filmave të Animuar Muzikor, si dhe Filmave të Metrazhit të Gjatë të Animuar.