Fillon seanca ndaj policit të dyshuar për dhunim seksual, gjyqtari përjashton mediat

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit nga Drenasi, i dyshuar për dhunim dhe ngacmim seksual ndaj  të miturës, ka filluar.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim që seanca të jetë e mbyllur për publikun dhe mediat.

Nga seanca janë përjashtuar edhe monitoruesit e BIRN-it.

Monitoruesja e BIRN, Blerta Ibërdemaj, raporton se gjyqtari i rastit Arben Hoti ka lejuar që në seancë të marrin pjesë monitoruesit e EULEX-it dhe të OSBE-së ndryshe nga monitoruesit e BIRN-it të cilët edhe pse kanë memorandum bashkëpunimi prapë se prapë nuk janë lejuar ta monitorojnë seancën.

https://kallxo.com/polici-i-dyshuar-per-dhunim-dhe-ngacmim-seksual-sillet-ne-gjykate/

.