Fillon renovimi i hapësirave publike në lagjen ‘Qafa’ të kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar punimet për revitalizimin e hapësirave publike në kompleksin Qafa, që sipas komunës është një prej projekteve më të mëdha kapitale të këtij viti në Prishtinë.

“Pas përfundimit hapësirat publike rreth ndërtesave në kompleksin Qafa do të kenë më shumë gjelbërim, fusha sportive e hapësira për rekreacion për të gjitha moshat”, thuhen në njoftimin e komunës.

Sipas njoftimit, ideatore e projektit është Yllka Kosumi.