Foto: KALLXO.com

Protesta në Drenas për rastin e 16 vjeçares - FOTO

Qytetarë e aktivistë të shumtë janë duke protestuar në Drenas, pas protestës së djeshme në Prishtinë në lidhje me rastin e abuzimit seksual të 16-vjecarës nga ky qytet.

Kjo protestë është filluar me parrulat “Pro mësimit, jo përdhunimit”, “Kush me na mbrojtë prej policisë”, “Pagat në rritje, siguria në ulje” e të tjera.

 

Foto: KALLXO.com

 

Foto: KALLXO.com

 

foto: KALLXO.com

 

Foto: KALLXO.com

 

Foto: KALLXO.com

 

Për abuzimin me të miturën dje me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë ju caktua paraburgimit policit të dyshuar V.V.

Polici dyshohet se duke e përdorur pozitën e tij zyrtare ka keqpërdorur seksualisht viktimën, dhe se e ka shtyrë të bëje ndërprerjen e pa lejuar të shtatzënisë.

Ngjarja e cila e tronditi opinion publik në Kosovë dyshohet se fillimisht ndodhi pasi që e mitura kishte shkuar për ta raportuar ngacmimin seksual nga mësimdhënësi.

Ditë më parë mediat raportuan se viktima e mitur kishte shkuar në polici për të raportuar ngacmimin e mësimdhënësit por që më pas kishte rënë pre e dhunimit dhe keqpërdorimit seksual edhe nga polici.

Rastin e kësaj vajze e kanë dënuar të gjithë akterë politik në vend, ndërsa pritet të fillojë edhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për të.

 

https://kallxo.com/paraburgim-ndaj-policit-te-dyshuar-per-dhunim-dhe-ngacmim-seksual/

 

https://kallxo.com/flet-avokati-i-policit-te-dyshuar-per-abuzim-seksual-me-te-mituren/

 

https://kallxo.com/prokuroria-kerkon-paraburgim-per-mesuesin-dhe-doktorin-ne-rastin-e-16-vjecares-nga-drenasi/

 

https://kallxo.com/kuvendit-sot-seance-te-jashtezakonshme-per-abuzimin-e-seksual-te-nxeneses-nga-drenasi/

.