Fillon ‘Java Evropiane e Sportit’

Ka filluar ‘Java Evropiane e Sportit’, organizim ky sportiv që organizohet nëpër vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe i cili mbështetet edhe nga Komisioni Evropian.

Në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve sportive, organizuar nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se do të angazhohet në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në ngjarje sportive.

“Nga statistikat që i kemi, në Kosovë ka pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në ngjarje sportive dhe kjo neve na bën që ta ndryshojmë strategjinë e sportit, në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje më aktive në sport. Ne duhet ta rritim pjesëmarrjen e qytetarëve tanë në ngjarje sportive dhe të sigurojmë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në sport”, tha ai.

Agjenda e aktiviteteve për ditën e sotme është kjo:

Lokacioni: Palestra e sporteve ‘1 tetori’ 11:00-11:30 Futsal – Femrat, 11:30:12:00 Futsal Meshkujt,

Lokacioni: ‘Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit:  12:00 12:15 Gjimnastik, 12:15-12:45 Basketboll – Meshkujt, 13:00- 13:30 Ping Pong Femrat, 13:30-14:00 Ping Pong Meshkujt, 14:00-14:30 Ping Pong ndeshje e kombinuar.

Lokacioni; Holiday Resort, Sllatinë: 12:00-12:40 Volejboll – Femrat, 12:45-13:30 Volejboll – Meshkujt. 13:45-14:30 Volejboll – Ndeshje e Kombinuar

Lokacioni: Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ Prishtinë: 19:00-20:00 Jumping Fitness (Gentiana Beqa dhe ekipi i saj) 20:00 Ceremonia përmbyllëse.