Fillon intervistimi i Flora Brovinës

Prokuroria Speciale ka dhënë urdhër policisë për ta ftuar deputeten Flora Brovina në intervistim.

Burimet e KALLXO.com tregojnë se deputetja veçse është brenda objektit të policisë, në zyrat e krimeve të luftës.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës do të intervistohet lidhur me një fotografi që ajo dje e ka bërë publike, duke e prezantuar si provë të dhunës seksuale ndaj grave shqiptare në luftë.

Ajo ka thënë se këtë fotografi e ka marrë nga familjarët e viktimës dhe se e di lokacionin ku ka ndodhur dhunimi.

Prokuroria Speciale kishte deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni të kësaj fotografie dhe se do të nisin hetime në bazë të saj.

Megjithatë, pak orë pas publikimit të kësaj fotografie, doli se e njëjta fotografi gjindet edhe në faqe me përmbajtje pornografike online.

Pas kësaj, deputetja insistoi se fotografia është autentike.

Ndërkaq prokuroria tha se do të zhvillohet në ekspertizë për të parë nëse fotografia ëshët realizuar në Kosovë.

Prokuroria jep urdhër për intervistimin e Flora Brovinës