Fillon hetimi lidhur me dyshimet për mito 800 mijë euro

Biznesmni Sabri Maxhuni (Novosella) dje në një rrëfim ekskluziv për KALLXO.com ka treguar pretendimet se zyrtarë nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor i kanë kërkuar ryshfet prej 800 mijë euro në këmbim të një leje ndërtimi në Brezovicë.

E në lidhje me këtë prokuroria ka autorizuar Policinë që të hetojë dhe të mbledhë informata për të intervistuar të dyshuarit dhe dëshmitarët.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com, Policia e Kosovës.

“Lidhur me interesimin tuaj, u bëjmë me dije se rasti është duke e hetuar”, është përgjigjur policia përmes adresës elektronike.

Biznesmeni Sabri Maxhuni (Novosella) po pretendon se zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i kanë kërkuar 800 mijë euro ryshfet për t’i lejuar investimet në Brezovicë.

Ai thotë se është e saktë se kështu i ka thënë deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i cili këto dyshime i shpalosi në foltoren e Kuvendit.

Në fjalim në Kuvend, deputeti Zeka tha se pronarit të banjës “Nëna Naile”, Sabri Maxhunit (Novosella) i janë kërkuar fillimisht 800 mijë euro e pastaj 600 mijë euro e dy banesa në Prishtinë për një leje ndërtimi në Brezovicë.

Në një intervistë për KALLXO.com, Sabri Novosella ka rrëfyer për rastin.

https://kallxo.com/ekskluzive-rrefimi-i-22sabri-novoselles-per-800-mije-eurot-qe-iu-kerkuan-ryshfet/