Fillon festa e Shën Nënë Terezës

Ipeshkvia e Kosovës për Festën e Shën Nënë Terezës 2018, nga sot deri më 4 shtator do të mbajë aktivitete të ndryshme në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Sipas njoftimit të ipeshkvisë, sivjet në mënyrë të veçantë do të kujtohet 1-vjetori i shugurimit të Katedrales dhe 90-vjetorin e nisjes së Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës për misione në Kalkuta të Indisë.

Përveç meshave dhe ligjëratave për jetën e Nënë Terezës, do të ketë edhe shpërndarja e ushqimit për të varfër dhe aktivitete me fëmijë.

Programi Treditëshi i Festës [2-4 shtator 2018]

Aktivitetet me fëmijë dhe të rinj gjatë treditëshit do të mbahen në sheshin e Katedrales

DITA I (E DIELE, 2 SHTATOR 2018) 11:00 – 12:00

Mesha në Katedrale 16:00 – 18:30

Aktivitete në pikturë me fëmijët e Famullisë dhe me Sindromin Doën (Kl 1-8) 20:00 – 20 :15

Ligjëratë për jetën e Nënë Terezës (pjesa I) – Don Lush Gjergji 20:15 – 21:00

Muzikë nga të rinjtë e Famullisë së Prishtinës DITA II (E HËNË, 3 SHTATOR 2018) 12:30 – 13:30

Mensa e të varfërve – shpërndarja e ushqimit për të varfër 16:00 – 18:30

Aktiviteti me punë dore (crafts) me fëmijë të Famullisë dhe me Sindromin Doën (kl 1-8) 19:00 – 19:45

Mesha në Katedrale 20:00 – 20:15

Ligjëratë për jetën e Nënë Terezës (pjesa II) – Don Lush Gjergji 20:15 – 21:00

Muzikë nga të rinjtë e Famullisë së Prishtinës DITA III (E MARTË, 4 SHTATOR 2018) 17:00 – 18:00

Ligjëratë mbi Katedralen: historiku, stili arkitektonik, veprat artistike (Don Dominik Qerimi, ideatori dhe projektuesi i veprave artistike në Katedrale) 19:00 – 19:45

Mesha në Katedrale 20:00 – 20:15

Ligjëratë për jetën e Nënë Terezës (pjesa III) – Don Lush Gjergji 20:15 – 21:00

Muzikë nga të rinjtë e Famullisë së Prishtinës. DITA E FESTËS (E mërkurë, 5 shtator 2018) 11:00 – 12:00

Mesha solemne e Festës në Katedrale, e udhëhequr nga Delegati Apostolik për Kosovë, Sh. T. Mons. Juliusz Janusz dhe Imzot Dodë Gjergji. 12:30 – 13:30

Koktej rasti për të pranishmit./ 21 Media