Fillojnë punimet në rikonstruktimin e rrugës Bishtazhin-Damjan

Sot kanë filluar punimet në rikonsturiktimin e rrugën Bishtazhin- Dajan në Gjakovë.

Në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruktimin e kësaj rruge mori pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, i cili u tha banorëve se që nga muaji qershor do të vazhdoj edhe segmenti nga Damjani deri në Gjonaj, duke krijuar lidhje infrastrukturore me standarde të larta për 17 fshatrat dhe dy regjione.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme kur gjendesh afër qytetarëve duke i realizuar kërkesat e tyre në të gjitha regjionet e Kosovës pa dallim, sepse të gjithë janë të barabartë për Qeverinë Haradinaj”, ka thënë Lekaj.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini falënderoi ministrin Lekaj për këtë rrugë dhe shumë projekte të tjera që po realizohen në Gjakovë.

Ministria e Infrastrutkurës ka njoftuar se ky segment ka gjatësi 12.6 kilometra, kurse vlera e saj është rreth 1.6 milionë euro.