Filloi ‘AgroFesta’ në Krushë të Madhe

Sot filloi Festivali i Vjeljes së Perimeve ‘AgroFesta’ në Krushë të Madhe, festival ky i cili ka marr përmasën e një festivali tradicional.

Në këtë festival, siç njofton komuna e Rahovecit u promovuan produkte nga më të ndryshme, produkte këto të kultivuara nga duart e punëtorëve krushjanë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vizitoi kultivuesit dhe përpunuesit e perimeve në këtë festival.