Filharmonia e Kosovës nesër mban koncert në Sheshin 'Skënderbeu' në Prishtinë

Filharmonia e Kosovës  nesër mban një koncert në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtine, me rastin e aktiviteteve që po mbahen për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Koncerti mbahet nga ora 20:00 dhe do të përcjellët me interpretimin e veprat të njohura të muzikës botërore dhe artistëve tanë.

Hyrja në hapësirën e rezervuar ku do të mbahet koncerti në sheshi kryesor në kryeqytet është e lirë.

Lajmi është bërë i ditur nga Filharmonia e Kosovës përmes një postimin në rrjetin social fejsbuk, nga ku bëhet e ditur se koncerti i nesërm që mbahet në ora  20:00 në Sheshin “Skënderbeu”.

Koncerti organizohet në kuadër të projektit “20/20” dhe është aktiviteti artistik i institucionit më të lartë të muzikës në vend në shënim të 20 vjetorit të çlirimit të vendit.

Para fillimit të koncerti, po nesër paradite është paralajmëruar një konferencë për media në sallën e konferencave në Komunës e Prishtinës nga ku organizatorët e koncerti do të japin më shumë hollësi për koncertin e mbrëmjes së nesërme.