Arkiv

Filharmonia e Kosovës mban koncert në Paris

Filharmonia e Kosovës ka mbajtur dje në mbrëmje në kryeqytetin francez koncertin, “Koncerti për Paqe”, për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovës.

Prezantimi i Filharmonisë së Kosovës në Paris është mundësuar nga Ambasada e Kosovës në Paris, për shënimin e përvjetorit të 20-të çlirimit të Kosovës dhe është mbajtur të mërkurën, më 22 maj 2019, në Muzeun e Armatës  të Kishën Shën Lui në Paris.

Nën dirigjimin e drejtorit të Fihlarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, solistët e korit dhe orkestrës së Fiharmonisë kanë interpretuar vepra të ndryshme, ndër to edhe veprën vokalo instrumentale “Njeri me armë” të kompozitorit britanik Karl Xhenkins, shkruar në viti 1999 dhe që u kushtohet viktimave të luftës së fundit në Kosovës.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe ambasadori i Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi, i cili ka potencuar se perofmanca e 110 artistëve kosovarë zgjoi emocione të veçanta tek të pranishmit.

“Një performancë e jashtëzakonshme  që zgjoi emocione tek të gjithë të pranishmit me rastin e shënimit të 20 vjetorit të mbarimit të luftës në Kosovë. Një ngjarje për t’i bërë homazh të gjitha viktimave të luftës dhe për ta falënderuar Francën dhe të gjithë ata që na përkrahën në ato momente dramatike para 20 vitesh”, ka potencuar ai, me këtë rast.