Një nga edicionet e kaluara të Etno Fest. Foto: Facebook
Festivali i Traditës Nis Sot në Kukaj
Pjesë teatrale, ekspozita, këngë valle, lojëra, promovime librash… dhe ushqim tradicional.
Një fshat i vogël në mes Prishtinës dhe Gjilanit po bëhet gati për t’i ofruar shikuesit ato që më të moshuarit i ruajnë si pjesë e kujtimeve të pashmangshme.
Festivali tradicional Etno Fest fillon sot edicionin e gjashtë pasdite në fshatin Kukaj.
Sipas agjendës, për katër ditë do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore, të cilat synojnë promovimin e artit dhe kulturës tradicionale.
“Festivali përfshin një gamë të gjerë programore, prej programeve të etnokulturës, traditës së hershme, koncerteve, riteve të ndryshme, bisedave të odës, promovimeve të librave…”, ka thënë drejtori i festivalit, Fadil Hysaj.
Ndër risitë e festivalit të sivjetmë veçohet promovimi i 15 vëllimeve të Eposit të Kreshnikëve, të cilat sipas Hysajt janë vlera e parë e cila do duhej të mbrohej nga UNESCO në Kosovë.
PROGRAMI ZYRTAR I EDICIONIT TË GJASHTË ETNO FEST 2016
DITA E PARË
E MËRKURE 14 shtator 2016
17 deri 18 – Skena e madhe
Hapja solemne e Etno Festit
“Na ishte dikur…” ekspozitë personale e pikturave të Eshref Qahilit – Etno Teatri
“Hyjneshat në Kukaj” ekspozitë e skulpturave të Arijeta Miftarit – Skena Te Bunari
“Frymëmarrje në gardh” ekspozitë e pikturave dhe skulpturave të Mentor Berishës – Galeria e hapur
Ekspozitë e etnoeksponateve nga Xhemë Bunjaku – Etno Galeria e Vogël
18 deri 18.30 – Skena e madhe
Etni ansambli “Ardhmëria” nga Gjakova – Skena e madhe
18.30 deri 19.30 – Oda e burrave:
Promovimi i 15 vëllimeve të “Eposit të Kreshnikëve” të prof dr Zymer Nezirit
Këngë epike për Mujën e Halilin e kënduar nga Bajram Baja
19,45 deri 20.30 – Amfiteatri
Muzeu i Kosovës – “Magjia e magjes ilire (Art of Ilirian culinary)” film dokumentar dhe performancë kulinarike nga Ahmet Dursun
Aktivitete përcjellëse
Etnorestauranti: “Nata e venës” me Sefa Wine
“Yjet mbi Kukaj” shikimi i yjeve me teleskop nga “Astronomy Club of Kosova”
22:00 Etno After Party me Jehona Lumi Duo
DITA E DYTË
E ENJTE 15 shtator 2016
17deri 18 – Skena e madhe
Etno ansambli nga Vau i Dejës – Shkodër
18:00 deri 19:30 – Oda e vjetër
Biseda ode, promovime librash dhe këngë shahirash. Film dokumentar për rapsodët Salih dhe Feriz Krasniqin
Etno Grupi “Shpëtimi” nga Medvegja
19:30 deri 20:15
Muzeu i Kosovës – “Arti i magjes ilire” performancë gastronomike me ushqime Ilire nga Ahmet Dursun
20:15 deri 21:15 – Amfiteatri
Shfaqje teatrore “Të jetosh në ishull” nga teatri “Dodona” i Prishtinës
21:15 deri 22:15– Amfiteatri
Shfaqje teatrore “Marr guximin” monodramë me Mehdi Malkaj nga Teatri Kombëtar i Tiranës
Aktivitete përcjellëse
Etno restauranti: “Nata e verës” me Sefa Wine
22:00 Etno After Party me Dj Robi
DITA E TRETË
E PREMTE 16 shtator 2016
Ora 17:00 deri 18:00 – Skena e madhe
Koncert me këngë, valle dhe rite me etnoansambli: “Visaret e Krrabës” nga Tirana
19:00 deri 19:45 – Skena te shtëpia e vjetër
Shfaqje teatrore: “Hajria& Zeri njerezor” monodrame nga Sheqerie Buqaj
Aktivitete përcjellëse
Muzeu i Kosovës – “Arti i magjes ilire” performancë gastronomike me ushqime Ilire nga Ahmet Dursun
Filma dokumentarë nga arkiva e RTK-së
22:00 Etno After Party me Dj. Oda
DITA E KATËRT
E SHTUNË 17 shtator 2016
18:00 deri 19:30 – Skena e madhe
Etno ansambli “Vaçe Zela” – Lushnje
Etno Asambali “Bresana” – Opojë
“Kangë e defa“ film dokumentar nga Fatime Kosumi
19:30 – 20:15 – Ndarja e çmimeve për “Etno Fest 2016”
Aktivitete përcjellëse
Muzeu i Kosovës – “Arti i magjes ilire” performancë gastronomike me ushqime Ilire nga Ahmet Dursun
22:00 Etno After Party me grupin muzikor “MELODIA E VJETËR”