Ilustrim

Festat e fundvitit po vijnë, Gjakova ndan rreth 30 mijë euro për organizimin e tyre

Festat e fundvitit tashmë po afrohen dhe për këtë qëllim komuna e Gjakovës ka ndarë rreth 30 mijë euro për organizimin e tyre në këtë qytet.

Ditë më parë, në platformën e prokurimi elektronik “e-prokurimi”, Komuna e Gjakovës ka publikuar thirrjen për kontratë me titull “Organizimin i festave të fund vitit”.

Për këtë tender, komuna ka parashikuar kontratë në vlerë rreth 30 mijë euro apo saktësisht 29,996 euro.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aktiviteti të prokurimit është organizimi i festave të fund vitit.

Tutje, për këtë aktivitet të prokurimit, komuna përdor procedurën e hapur të prokurimit me kriter çmimin më të ulët.