Festa në Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Festa në Prishtinë pas Fitores së Shqipërisë

Fitorja e kombëtares shqiptare mbrëmë në ndeshjen me Rumaninë në kuadër të Evropianit 2016 ka ngjallur emocione të mëdha edhe në Kosovë.

Me mijëra përkrahës të flaktë të kombëtares kuqezi kanë përcjellë në ambiente të hapure e në lokale të ndryshme ndeshjen Shqipëri-Rumani, si në kryeqytet ashtu edhe në qendrat e tjera të vendit.

Fitorja kundër kombëtares rumune, e cila mund t’ia vazhdojë ëndrrën evropiane Shqipërisë, ka gëzuar në ekstrem tifozët kuqezi në Kosovë.

Fotografi i KALLXO.com, Atdhe Mulla, ka bërë fotografi nga festa në Prishtinë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Rumani, e cila përfundoi me rezultatin 1 me 0.

Golin e fitores e shënoi Armando Sadiku në minutën e 43-të.

shqiperia 01 shqiperia 02 shqiperia 03 shqiperia 04 shqiperia 05 shqiperia 06 shqiperia 07 shqiperia 08 shqiperia 09 shqiperia 10 shqiperia 11 shqiperia 12