Fërkimet VV-Polici në Aksionin për Deharin

Aksioni i sotëm i Lëvizjes “Vetëvendosje” në gjashtëmujorin e vdekjes së Astrit Deharit, nuk kaloi pa fërkime mes aktivistëve dhe policisë.

Aktivistë të LVV-së shkruan sot në ndërtesën e qeverisë te ish-Pallati i Medieve dhe nëpër makinat zyrtare fjalët “Drejtësi për Astritin”.

Në pamje shihen reagimet e aktivistëve gjatë kontakteve me policë dhe gjuajtje me gjësende të ndryshme drejt forcave të rendit.

Astrit Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, derisa po mbahej në paraburgim si i akuzuar për terrorizëm.

http://kallxo.com/drejtesi-per-astritin-ne-qeveri-dhe-makina/