Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Ferizajasi bëhet për spital pasi u rrah nga dy persona

Një person është rrahur nga dy të dyshuar me ç’ rast ka marrë lëndime të rënda trupore.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Bablak në Komunën e Ferizajt, dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë rrahur një person tjetër.

Si pasojë e rrahjes viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Policia gjatë kontrollit te dy të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një revole të modifikuar.

Dy të dyshuarit janë intervistuar ndërsa me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.