FOTO ILUSTRIM

Ferizaj: Vidhen 44 mijë euro dhe 2,500 franga në një shtëpi

Janë vjedhur 44 mijë euro, 2 mijë e 500 franga dhe ari në vlerë prej rreth 20 mijë euro në një shtëpi fshatin Dremjak në Ferizaj. Këtë e ka konfirmuar Zyra Rajonale për Informim në Policinë e Kosovës në rajonin e Ferizajt.

“Rreth orës 20:10 minuta, policia është informuar se në fshatin Dremjak ka ndodhur një rast i vjedhjes në një shtëpi të këtij fshati… Sipas deklaratës së viktimës J.M. (m/sh/k 25 vjeçar) persona të panjohur kanë hy në shtëpi dhe kanë marrë tri arka në të cilat ka pasur 44.000 euro, 2.500 franga zvicerane dhe sasi ari në vlerë rreth 20.000 euro”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se janë intervistuar persona lidhur me rastin në fjalë por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Sipas policisë hetimet janë duke vazhduar