Ferizaj, punëtori lëndohet në kokë

Një person ka pësuar lëndime në kokë derisa ka qenë duke punuar.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rr. “Kemajl Hetemi” në Ferizaj.

Viktima është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rasti po trajtohet si lëndim aksidental.