Ferizaj, policia gjen armë dhe drogë në shtëpinë e mërgimtarit

Në shtëpinë e një personi në Ferizaj, i cili jeton në shtetet perëndimore policia ka gjetur dje substanca narkotike dhe armë.

Sipas policisë, gjatë kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar 4.93 gram substanca narkotike të llojit kokainë, disa ngjitës letër trakë, tri kartela të numrave telefonik, një elektroshok, tre krehër me 35 copë fishekë dhe dy pistoleta.

Në njoftim thuhet se të dyshuarin të fjalë i është zënë vetura me substanca të dyshuara narkotike.

Në lidhje me këtë rast nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.