Ferizaj

Ferizaj - Për një muaj ngriten 199 aktakuza nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  gjatë muajit shkurt 2019, ka ngritur gjithsejtë 199 aktakuza për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsejtë 14 (katërmbëdhjetë) aktakuza ndaj njëzetë e një personave.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit shkurt ka ngritur gjithsejtë 176 aktakuza,  ndërsa Departamenti për të Mitur ka ngritur nëntë aktakuza.