Qentë endacakë (Ilustrim)
Ferizaj ndalon organizimin e garave dhe keqtrajtimin e kafshëve
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot ka nxjerrë urdhëresë të ndalojë vrasjen dhe keqtrajtimin dhe organizimin e garave me kafshë.
Përmes kësaj urdhërese ndalohet vrasja, keqtrajtimi dhe organizimi i garave të kundërligjshme me kafshë në gjithë territorin e Ferizajt.
Kjo urdhëresë, zbatimin e së cilës do ta bëj Inspektorati i Komunës, mëton që të minimizoj këtë fenomen në gjithë territorin e Ferizajt, duke paraparë edhe gjoba ndaj shkelësve të kësaj urdhërese nga 100֔ deri në 5 mijë euro.
Komuna e Ferizajt, inkurajon gjithë qytetarët që të denoncojnë rastet kur hasin në fenomene të tilla të cilat janë fatale dhe të parikuperueshme për jetën shtazore në territorin e Ferizajt, duke i paraqitur shkelësit e kësaj urdhërese pranë Inspektoratit të Komunës dhe Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.