Ferizaj, gruaja bie nga ballkoni i shtëpisë

Një grua në Ferizaj ka rënë dje aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë së saj.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orë 21:00.

Sipas njoftimit, viktima e cila ka rënë nga ballkoni i shtëpisë ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt.