Ferizaj

Ferizaj, godet viktimën me tullë në kokë

Një person ka marrë lëndime të rënda nga goditjet me mjete të forta në qytetin e Ferizajt.

Viktima është goditur nga i dyshuari fillimisht më tullë në kokë e pastaj me mjet të mprehtë dhe nga goditjet ka pësuar lëndime të rënda.

“Në rrugën ”Gjon Sereqi” në Ferizaj, rreth orës 20:55. viktima mashkull K/Shqiptar, është sulmuar fizikisht dhe goditur fillimisht me një tullë në kokë e më pastaj me një mjet të mprehtë  është goditur në trup nga një person i dyshuar dhe i pa njohur i cili mbante kapelë në kokë e më pas është larguar në drejtim të pa njohur”, ka njoftuar policia, e cila është duke hetuar rastin.