Ferizaj - Burri rrah gruan, arrestohet

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj.

Rasti sipas policisë ka ndodhur dje në Ferizaj rreth orës 00:10.

Policia njofton se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas vendimit të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.