FOTO ILUSTRIM

Ferizaj, arrestohen dy gra për vjedhje të rrobave

Dje rreth orës 16:30, një person në Ferizaj ka raportuar në polici për një rast të vjedhjes i cili ka ndodhur në lokalin e tij.

Sipas personit i cili ka raportuar në polici, dy gra të dyshuara, kanë vjedhur nga lokali i tij disa rroba.

Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë arritur të arrestojnë dy të dyshuar për këtë vjedhje.

Me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra është liruar në procedurë të rregullt.