Ilustrim

Ferizaj - Arrestohen 4 vajza/gra nën dyshimet për prostitucion

Katër persona janë arrestuar nga Policia në Ferizaj nën dyshimet për përfshirje në prostitucion.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar katër vajza/gra të dyshuara, tri shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe një kosovare.

“Me datë 08.02.2019, pas një pune operative-hetimore zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe me urdhërin e Gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar – bastisë një lokal në Ferizaj, me ç’rast janë arrestuar katër femra të dyshuara, tri Shqiptare/shtetase  të Republikës së Shqipërisë, dhe një Kosovare/Shqiptare”, ka njoftuar Policia.

Siç bën të ditur Policia, pas intervistimit të tyre me vendimin e prokurorit kompetent, dy të dyshuara janë dërguar në qendrën e mbajtjes, kurse dy të tjera janë liruar në procedurë të rregullt.

“Gjate zbatimit të këtij  operacioni janë njoftuar edhe inspektoret komunal të cilët gjatë kontrollit të lokalit dhe dokumentacionit  kanë hasur në parregullsi me ç’rast lokali në fjalë është mbyllur”, ka njoftuar Policia.