Prapa grilave - Ilustrim

Ferizaj: 8 vite burg për vrasjen e para 20 viteve

Vrasja e para 20 viteve e cila kishte ndodhur në Kaçanik mori epilogun përfundimtar.

Sot Trupi Gjykues për të Mitur në Gjykatës Themelore në Ferizaj e shpalli fajtorë të Z. V. dhe e dënoi me 8 vite burgim.

Z. V. akuzohej se për motive të ulëta e kishte privuar nga jeta të ndjerin H.V.

Sipas aktakuzës, Z. V. në kohën kur kishte kryer vrasjen ishte i mitur.

Sipas Prokurorisë, gjatë kohës sa viktima H.V. së bashku me nipin e tij ishin duke u kthyer nga shitorja e fshatit për në shtëpi ishin ndaluar nga i akuzuari.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari u kishte thënë viktimave: “Ndaluni se kam punë me ju”, dhe me t`u kthyer viktima e kishte goditur me thikë në gjoks, goditje nga e cila e kishte mbetur i vdekur H. V.