Arkiv - Ferid Agani në Rastin "Stenta"
Ferid Agani Deklarohet i Pafajshëm
19.5.2017 - 10:36
Në gjykimin e 64 punonjësve shëndetësorë në Rastin “Stenta”, ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani u deklarua i pafajshëm.
“Në asnjë mënyrë nuk ndjehem fajtor”, tha Agani në gjykatë.
Ferid Agani akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit në periudhën 2011-2015.
Edhe të akuzuarit tjerë në Rastin “Stenta” janë duke u deklaruar se si ndihen në lidhje me akuzat me të cilat ngarkohen.
Ferid Agani që është edhe kryetar i Partisë së Drejtësisë në zgjedhjet e 11 qershorit ka hyrë në koalicion me PDK-AAK e Nismën dhe disa subjekte tjera më të vogla.
Koalicioni ishte nënshkruar më 16 maj.
http://kallxo.com/koalicioni-pdk-se-partine-e-njeriut-aktakuze-per-aferen-stentat/