Granit Xhaka pas golit të shënuar në ndeshjen Zvicër- Serbi- Foto: Facebook G.Xh

Ferdinand: Një gol si i Xhakës i rrallë, e kam ëndërruar një të tillë

Ish- futbollisti anglez, Rio Ferdinand golin e Granit Xhakës e ka cilësuar të rrallë.

Në një analizë në BBC në lidhje me ndeshjen futbollistike mes Zvicrës dhe Serbisë, Ferdidnand ka thënë se ai gjithmonë e ka ëndërruar një gol të tillë si të Xhakës.

“E kam ëndërruar tërë karrierën një gol të tillë. Një gol për ta zënë topin në lëvizje dhe për ta vënë në rrjetë duke u rrotulluar. Gola të tillë janë të rrallë, sepse është vështirë të jesh preciz”, ka thënë Ferdinand.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ishin dy golashënuesit të cilët i dhanë epërsi Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 2-1.

Rio Ferdinand