Gjykimi i zyrtarëve të Agjencisë së Akreditimit | Foto: KALLXO.com
Ferdije Zhushi dhe Basri e Armend Muja sot para Gjykatës
Gjykimit ndaj ish-zyrtarëve të Agjencisë së Akreditimit Ferdije Zhushi e Basri Muja të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e marrje të ryshfetit, si dhe të akuzuarit tjetër Armend Mujës i akuzuar për marrje ryshfeti, po shkon drejtë fundit.
Ka mbetur që palët ta dhënë edhe fjalën përfundimtare.
Ky proces gjyqësor është duke u gjykuar nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Valbona Musliu Selimaj si dhe dy anëtaret e tjerë të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismajli e Isuf Makolli.
Gjatë seancës së kaluar i dëmtuari Avni Mazreku ka kërkuar shtyrje të seancës pasi që i njëjti ka thënë se do të parashtroj kërkesë për përjashtim të prokurorit special Naim Abazit nga ky rast, pasi që sipas Mazrekut, prokurori Abazi ishte përjashtuar edhe nga një rast tjetër me kërkesë të Mazrekut, kjo për shkak të dyshimeve për njohje me njërin nga të akuzuarit.
Më parë aktakuzën e Prokurorisë e ka përfaqësuar prokurori special Abdurrahim Islami ndërsa pasi që i njëjti ka dalë në pension atëherë lënda i është bartur prokurorit tjetër Naim Abazit.
https://kallxo.com/zhushi-aktakuza-e-ngritur-ndaj-meje-eshte-hakmarrje-per-mosakreditim-te-programeve/
Në këtë proces gjyqësor Basri Muja dhe Ferdije Zhushi ngarkohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe në vazhdim dhe për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerjeje.
Ndërsa Armend Muja akuzohet për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje.
https://kallxo.com/muja-asnjehere-nuk-kam-marre-asnje-cent-ne-forme-ryshfeti/
Në kohën për të cilën akuzohen, Basri Muja ishte drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ndërsa Ferdije Zhushi zyrtare e kësaj Agjencie.
Ferdije Zhushi-Etemi që ishte kryetare e Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim dha dorëheqje nga kjo pozitë në shtator të vitit 2015, pak ditë pasi ndaj saj u ngrit aktakuza.
Ajo bashkë me Armend Mujën, një ish-punonjës në UNDP u arrestuan në nëntor të vitit 2014.
Për këtë rast i akuzuar ishte edhe Naim Braha që ngarkohej për dhënie të ryshfetit, por Brahës i është vjetërsuar lënda.
KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor.