Femrat të Vendosin Vetë

Vjollca Krasniqi, profesoreshë e studimeve gjinore në Universitetin e Prishtinës tha se femrat janë të margjinalizuara nga mediet.

“Në Kosovë gjinia është komplet e injoruar dhe po ashtu gratë si subjekte në lajme janë të margjinalizuara,” tha Krasniqi.

Ajo deklaroi se roli i medieve është ndërgjegjësimi për pabarazinë gjinore.

“Roli i rregullatorëve të mediave është që të kenë më shumë fokus tek gjinia dhe tek praktikat e mediave në ndërgjegjësimin për barazi gjinore”, tha Krasniqi.

Besa Luci bashkëthemeluese e “Kosova 2.0” dhe ligjëruese në degën e gazetarisë tha se gruaja zgjedh vetë rolin e saj në shoqëri.

“Gruaja nuk e ka vetëm një rol, gruaja mund të ketë shumë role dhe në fund ajo vendos vetë se cili është dhe do të jetë roli i saj në shoqëri,” tha Luci.

Sipas saj mediet tha nuk e pasqyrojnë realitetin ekzistues.

“ Mediet nuk pasqyrojnë, nuk flasin për një realitet ekzistues i cili ekziston aty, por mediet konstruktojnë përfaqësime dhe reprezentime të gjinive,” shtoi ajo.

Naile Selimaj-Krasniqi kryeshefe ekzekutive e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) tha se ky institucion ka monitoruar për tri ditë televizionet nacionale RTK, KTV, dhe RTV21.

Krasniqi tha se ky monitorim nxori rezultatin se femrat janë të pranishme në disa programe.

“Prezenca e femrave vërehet në programet informative, në debatet, intervistat dhe në çështjet aktuale,” tha Krasniqi.

Komisioni i Pavarur i Mediave është rregullatori i Kosovës për shërbimet mediale dhe ato audiovizuale.

Ndërsa Shqipe Gjocaj  anëtare e organizatës së të rinjve (PEN) tha se portalet ndikojnë shumë në përforcimin e steriotipeve gjinore.

“ Shkrime dhe artikuj të tillë kaq shpesh ndikojnë me i përforcuar steriotipet gjinore,” tha ajo.

KALLXO.com publikoi dje një raport të Open Data Kosovo në lidhje me barazinë gjinore.

Nga ky raport doli se femrat diplomojnë më shumë në shkollimin e lartë sesa meshkujt, por punësohen shumë më pak se ata.

http://kallxo.com/diplomime-te-femrave-punesime-te-meshkujve/