Fëmijët të rrezikuar nga përmbajtjet pornografike në internet

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka mbajtur  dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, ku morën pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës, organizatat joqeveritare që merren me mbrojtën e të drejtave të fëmijëve, përfaqësues nga zyra e Avokatit të Popullit si dhe nga zyra e kryeministrit.

Agron Gashi nga Zyra e Kryeministrit të cilët ishin edhe iniciues të këtij projekligj tha se si dikaster kanë zhvilluar një sërë debatesh me OJQ-të për fëmijët deri në prezantimin e tij.

“Ky projektligj është përgatitur nga ne dhe përmbush po ashtu kriteret e BE-së. Projektligji po ashtu ka qëllim që t’i mbrojë fëmijët nga cdo dhunë që rrezikon jetën, edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Po ashtu i pmërbush të gjitha kriteret e Kushtetutës së Kosovës”, tha Gashi.

Qëndresa Ibrazariqi nga zyrja për Qeverisje të Mirë, tha se ky projektligj do të ju ndihmojë instuticioneve të ju dalin në ndihmë fëmijëve për shumë cështje, sidomos nga dhuna.

Përfaqësuesja nga zyra e Avokatit të Popullit, Igballe Rrahmani, tha se ky projektligj duhet të plotësohet në mënyrë që të mbrojë fëmijët.

“Një cështje ëstë mjaftë e rëndësishme me plotësu kornizen e ketij projektligji, në mënryë që  të përcaktojë qartë detyrat e instuticioneve karshi fëmijëve. Ne  e kemi përcjell procesin dhe mundem  me thënë qe vetëm në aspektin gjyqësorë  duhet të shikohet, në mënyrë qe të jetë më i qartë tek ata që e përdorin”, tha ajo.

Ardian Klaiqi nga zyra e UNICEF-it, tha se nëse nuk sigurohet buxhet për këtë projketligj mund të humbet shpresa për mbrojtjen e fëmijëve.

Kurse, Teuta Zymberi nga Qendra për Studime të Avancuara FIT ngriti si cështje sigurinë e fëmijëve në internet.

Ajo tha se fëmijët në masë të madhe vizitojnë faqe në internet të cilat kanë përmbajtje pornografike dhe sipas saj këta fëmijë rrezikohen të bëhen agresiv.

“Sipas një hulumtimi të bërë nga organizata jonë 45% e fëmijëve shohin pamje të papërshtatshme për ta, pra pamje pornografike,  40% prej tyre frekuentojnë internet kafet afër shkollave, ku këta fëmijë mund të kenë rritje të agresitivitetit. Shumica e këtyre internet kafeve punojnë edhe pas orës 12, dikush duhet të merret me to, sepse ato madje kanë pushtet të plotë mbi të dhënat e përdoruesve”, tha Zymberi.

Deputetja e PSD-së, Besa Baftiu tha se duhet të punohet në këtë projektligj në mënyrë që të bëhet i zbatueshëm.

“Sa i përket mbrojtjes së fëmjëve nga interneti, na duhet një udhëzim administrativ që ta rregullojmë këtë cështje, por nëse ky aspekt ka peshë ligjore mund ta bëjmë edhe në këtë projektligj. Po ashtu edhe grandi specifik duhet të rregullohet me ligj përkatës. Sa i përket aspektit financiar, duhet ta shikojmë sepse po flasim për asetin më të rëndësishëm të Kosovës, e që janë fëmijët”, tha Baftiu.

Kurse deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu tha se në këtë projekligj duhet të definohet saktë se kush është përgjegjës për detyrat e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

“Duhet të definohet saktë kush është ombrella e këtij projektligj, derisa prezantohet prej ministrisë së punës, mirëpo për mu është e pacrtë. Kush është sponzor, adresa e pasaktë është se kush do ta implementojë në ne nveli lokal dhe  kush janë ata që e zbatojnë këtë ligj”, tha ajo.

Ajo po ashtu tha se është shqetësuese edhe cështja e internet kafeve dhe siguria e fëmijëve në internet dhe  sipas saj kjo duhet të rregullohet me ligj.

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Megjide Mjaku-Topalli, tha se ky takim duhet të jetë më aktiv, duke kritikuar mungesën e përfaqësuseve të ministrive që merren  më këtë projektligj.

“Ky takim është i zbehtë dhe do të duhej të ishin prezentë të gjithë deputetët, organizatat dhe po ashtu përfaqësuesit e ministrive, mendoj se mos prania e tyre në këtë takim është neglizhencë ndaj këtij projektligji, ata kanë madje mjaftë zëvendministra që kanë mundur t’i dërgojnë”, tha ajo.

Në këtë debat kanë munguar përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë, të cilët janë kryesisht të ndërlidhur në implementimin e këtij projektligji.