Fëmijët në Hajvali gjejnë granatë dore duke lozur

Disa fëmijë në fshatin Hajvali në Prishtinë kanë gjetur dje një granatë dore gjatë kohës sa ishin duke lozur.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

Sipas policisë, mjeti i dyshimtë i cili është gjetur nga fëmijët është granatë dore.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim të KFOR-it dhe FSK-së, të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.