Foto: Ilustrim

Fëmija bjen nga kati i tretë i një shtëpie të pabanuar

Një rast i rëndë ka ndodhur në Kaçanik.

Policia është njoftuar se një fëmijë, i gjinisë femërore, në rrethana të panjohura ka rënë  nga kati i tretë i një shtëpie të pabanuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.