Foto: Ilustrim

Fëmija Bie nga Kati i Parë, Dërgohet në QKUK

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në Prizren, në rrugën “Xhevat Berisha”, dje rreth orës 9:30.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull K-Shqiptar (fëmijë 5 vjeçar), pasi i njëjti aksidentalisht është rrëzuar nga kati i parë i shtëpisë. Viktima në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në raport.

Këtë rast, Policia po e konsideron si lëndim aksidental.