Fëmija 10 vjeçar mbytet në lum në Kramovik të Rahovecit

Një fëmijë rreth moshës 10 vjeçare është mbytur në ujërat e lumit ‘Drini i Bardhë’ në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit.

I njëjti është raportuar i humbur në lum, dhe më pas është gjetur trupi i pajetë i tij.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Toger Bekim Vuçitërna nga stacioni policor i Rahovecit.

“Rreth orës 14 është raportuar për një fëmijë të humbur pas 30 minutave kërkim i njëjti është gjetur i vdekur. Rasti është kështu- në fillim kanë qenë dy fëmijë të cilët kanë dalë të freskohen te lumi. Njërin nga ta e ka marrë niveli i ujit i cili ka qenë fatal. Fëmija është i mitur. Trupi i është dërguar familjes”, tha Vuçitërna për KALLXO.com.

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i komunës Smajl Latifi.

Kryetari Latifi në llogarinë e tij në Facebook ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmeve të fëmijës i cili humbi jetën në lumin ‘Drini i bardhë’.