Lorik Fejzullahu - Foto: KALLXO.com

Fejzullahu: Kontrata e koncesionimi të Aeroportit më e mbikëqyrura në vend

Lorik Fejzullahu, ish-mbikëqyrësi i Partneritetit Publiko-Privat për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës nga kompania ‘Limak’, ka vlerësuar lartë implementimin e kësaj kontrate.

Në katër emisione të ‘Jeta në Kosovë’ janë paraqitur dhjetëra akuza dhe dyshime për shkelje në kontratën e koncesionimit,

Megjithatë Fejzullahu u shpreh i sigurt se nuk ka kontratë më mirë të ekzekutuar madje edhe në rajon.

“Nëse gjen një kontratë të mbikëqyrur më mirë, të ekzekutuar më mirë në vendin tonë por edhe në regjion, dorën ta jap”, tha Fejzullahu.

Ai po ashtu tregoi se tashmë ka filluar punën në një kontratë po ashtu të madhe në Republikën e Kosovës.

“Sot jam konsulent i projektit ‘Kosova e re’, unë jam për implementimin e kontratës, jo mbikëqyrjen e saj”, tha Fejzullahu.

Lidhur me koncesionimin e ANP-së foli edhe drejtori i Aeroportit Haldun Kokturk.

Në këtë emision u transmetua pjesa e katërt  e hulumtimit për Aeroportin e Prishtinës.

Emisioni i parë kishte trajtuar parregullsitë në përmbushjen e marrëveshjes për koncesionimin e aeroportit nga kompania Limak dhe i dyti sigurinë e këtij aeroporti ndërsa i treti punësimet familjare në ASHNA.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: