FDH: Vetëm dy aktakuza janë ngritur për krime lufte në vitin 2018

Vetëm 45 raste procese gjyqësore për krime lufte janë proceduar dhe 14 persona të gjykuar.

Kështu është bërë e ditur në publikimin e raportit mbi monitorimin e gjykimeve lidhur me konfliktin në Kosovë gjatë vitit 2018 nga Fondi për të Drejtën Humanitare, duke u konsideruar si gjetje jo optimiste.

Natasa Kandic, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, është shprehur e pakënaqur me intensitetin dhe vullnetin e prokurorëve për mbledhjen e provave për kryerësit e krimeve të luftës.

Ajo shtoi se si çështje shqetësuese është edhe dëshmitaret pasi që sipas tij, po hasen në ndërrim të deklaratave.

Kandiq i bëri thirrje politikës që në diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duhet të jetë prioritet diskutimi për zbardhjen e krimeve të luftës.

Në këtë rast, Tom Adams, nga Ambasada Britanike u shpreh se drejtësia e vonuar në Kosovë ka lënë pasoja tek familjarët e viktimave, duke shtuar se pret nga Kosova qe te trajtojë këto raste.

“Është e vështirë por është shume e rëndësishme se çdo viktimë të marr drejtësi. Sundimi i ligjit i Kosovës përballet me sfida serioze, të gjitha rastet janë barture në institucionet vendore, dua të bëjë një lëvdatë është punuar shumë. Këshilli prokurorial ka rritur numrin e prokurorëve dhe stafin mbështetës dhe ky është një lajm i mirë. Më gëzon fakti se po bëhet monitorimi i rekrutimit që i bëj thirrje KPK dhe KGjK që të vazhdojnë në proceset më merita për rekrutim”, tha ai.

Altin Ademi, këshilltari i ministrit së Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se me Kodin e Ri të Procedurës Penale, pritët të rritet efikasitetin për krimet e luftës.

Sipas tij, kjo ministri e ka themeluar një departament për t’u marrë me krime të luftës.

“Ajo qe ka ndodhur në Kosovë është  e freskët e sidomos për ata qe janë prekur direkt e përball kësaj nuk mund te mbesim indiferent e mos te jenë peng i tensioneve. Si institucione kemi për detyrë të vënies se drejtësisë, nuk është aspekt e lehtë edhe sot institucionet përballen me probleme për trajtimin e  krimeve të luftës. Kemi bërë përpjekje me ligjin e ri janë rekrutimin e gjyqtarëve të ri, ata që kanë bërë krime të luftës nuk do të mund të i shmangen përgjithmonë. Shteti ka marrë përgjegjësi që me i kompensu dhe se fundi për zgjidhjen e fatit të pagjetur me ato qe jemi duke bëre përgjegjësia e po të donte arrijë në vend”, tha Ademi.

Anka Kurteshi-Hajdari, koordinatore e projektit, gjatë prezantimit të raportit gjatë të kaluar janë ngritur vetëm dy aktakuza për krimet e luftës.

“Gjatë vitit 2018 janë ngritur dy aktakuza për krimet e luftës kundër popullatës civile, njëra nga ana e prokurorit ndërkombëtar, e dyta nga prokurorja e Zyrës se Prokurorisë Speciale të Kosovës. Në të njëjtën periudhë janë shqiptuar edhe katër aktgjykime të shkallës së parë në procedurat për krimet e luftës të filluara në vitet e mëhershme. Dy aktgjykime janë nxjerrë ekskluzivisht nga panelet me për përbërje ndërkombëtare, derisa dy të tjerat janë nxjerrë nga panelet shqyrtuese të përbëra vetëm nga gjyqtarët vendorë”, tha ajo.