Arkiv -Enver Sekiraqa - Foto: KALLXO.com

Faton Shoshi pritet të rrëfehet në gjyqin ndaj Enver Sekiraqës

Enver Sekiraqa sot pritet të vazhdoj përballjen me Prokurorinë lidhur me akuzat për nxitjen e vrasjes së policit, Triumf Riza.

Në këtë rast gjyqësor sot pritet që si dëshmitar i radhës të dëgjohet Faton Shoshi.

Dëshmitari Shoshi kishte qenë i paraparë që të dëgjohej edhe seancën e kaluar por i njëjti nëpërmes një parashtrese i kishte kërkuar Gjykatës që të shtyj seancën.

https://kallxo.com/mungon-deshmitari-faton-shoshi-deshton-seanca-ndaj-enver-sekiraqes/

Ky rast ka filluar rishtazi pasi që Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim.

Aktakuzën e prokurorisë e përfaqëson prokurori special Haki Gecaj ndërsa rasti po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit, Shashivar Hoti, Beqir Klludra dhe Shadije Gërguri.

Gjatë seancave të kaluara, në rifillimin e gjykimit, Sekiraqa kishte deklaruar se do të mbetet në heshtje në pyetjet e prokurorit dhe trupit gjykues

“Asnjë përgjigje, as prokurorit e as trupit gjykues nuk u përgjigjem”, kishte thënë Sekiraqa.

https://kallxo.com/enver-sekiraqa-vendos-te-mos-i-pergjigjet-as-prokurorit-as-trupit-gjykues/

Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza ndërsa për vrasjen e tij në gusht të 2007-ës është dënuar dorasi Arben Berisha.

Sekiraqa ishte dënuar në vitin 2016 me 37 vjet burg në lidhje me nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, mirëpo Gjykata e Apelit e gjeti të mbështetur ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu në rigjykim çështjen.

https://kallxo.com/denohet-enver-sekiraqa/

KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor.

Shkrimet mund t’i gjeni në këtë link.