Fatmir Matoshi, UD i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Foto: Fatmir Matoshi/Facebook

Fatmir Matoshi emërohet UD i ministrit të Mjedisit

Fatmir Matoshi është emëruar UD i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ku deri tani e ka ushtruar pozitën e zëvendësministrit.

Lajmin për emërimin e tij si UD e ka konfirmuar vetë Matoshi për KALLXO.com.

“Po është e vërtetë”, ka thënë Matoshi.

Matoshi është emëruar UD i ministrit të MMPH pas dorëheqjes së Albena Reshitajt nga posti i ministres.

Gjatë ditës së djeshme, Albena Reshitaj kishte ofruar dorëheqjen kryeministrit Haradinaj. Kjo dorëheqje ishte arsyetuar me nga Reshitaj me motive personale.

https://kallxo.com/ministrja-reshitaj-kam-ofruar-doreheqjen/