Fatmir Limaj Rrëfen Rolin e Shtabit të UÇK-së dhe Komunikatat e Shtabit

Ish komandanti i Brigadës 121 të Zonës Operative të Pshtrikut të UÇK-së, Fatmir Limaj, gjatë intervistës për emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka folur për Shtabin e Sërgjithshëm të UÇK-së dhe detyrat e shtabit.

Emisioni i sontëm solli fakte të reja për personat që morën peng Ramiz Hoxhën, detaje të cilat nuk janë përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Shtabi i Përgjithshëm ka qenë Hashimi (Thaçi), Kadria (Veseli), Rexhep Selimi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Sokol Bashota dhe ata bile janë njohur si përfaqësues të shtabit”, theksoi Limaj.

Ai tha se kur ka dalë komunikata e shtabit e cila i mori përsipër vrasjet e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit nga rrethina e Malishevës “ne kemi heshtur”.

“Këtu është ajo, kur ka dalë komunikata ne kemi heshtë dhe më nuk kemi folë për atë komunikatë, nuk kemi folë për këtë rast. Në të kaluarën kur komunikatat e UҪK-së kanë marrë përgjegjësi për një rast nuk është diskutuar më për atë rast nga të tjerët, e ka marrë organi ma i lartë”, theksoi Limaj.

Sipas tij, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e ka për obligim ta sqarojë këtë komunikatë.

“Duke e parë këtë, ne kemi mendu që kjo është marrë nga organi ma i lartë i shtabit të përgjithshëm me vetë faktin seqashtu kaqenë komunikata. E tash a ka qenë e shtabit të përgjithshëm a nuk ka qenë, duhet të pyeten anëtarët e shtabit të përgjithshëm”, tha Limaj.

Emisionin “Drejtësia në Kosovë” mund ta shikoni të plotë në linkun e mëposhtëm: