Fatmir Limaj - Foto: Facebook

Fatmir Limaj nuk tregon nëse do e votojnë Thaçin për kryenegociator

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk ka pranuar të komentoj nëse pajtohet që raundin e ri të bisedimeve të udhëhiqen nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.

Në një konferencë ku foli për zhvillimet e brendshme në partinë e tij, Limaj u përgjigjë edhe për temën e dialogut me Serbinë.

Ai nuk komentoi nëse do e përkrahin Thaçin si udhëheqës të bisedimeve me Serbinë, por tha që politika kosovare duhet të përgatitet të mos i bëjë gabimet që i ka bërë në të kaluarën.

“Këto tema të cilat na presin, besoj se politika kosovare do dijë të përgatitet për të mos bërë gabimet që i ka bërë në të kaluarën. Ne kemi deklaru se jemi të interesuar për dialog me të gjithë fqinjë dhe përtej fqinjëve, ne besojmë se dialogu është rruga që zgjedh probleme”, tha Limaj gjatë konferencës për media.

Sipas tij, në procese të tilla madhore duhet të ketë kredibilitet dhe besueshmëri në qasje e angazhim.