Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Familjeve me asistencë sociale qeveria do jua paguaj faturat e ujit - Dokument

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka marrë vendim që familjeve të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale Qeveria t’ua paguaj detyrimet ndaj ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të ujit.

Haradinaj përmes një njoftimi të postuar në Facebook ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka për qëllim ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit dhe vendimi i tij është përpjekja e radhës në këtë drejtim.

“Krahas vendimeve të rëndësishme dhe përpjekjeve për të qenë sa më afër qytetarëve të vendit, pas rekomandimeve nga Këshilli Ndërministror i Ujërave, kam marr vendim që familjeve, të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t’ua paguajmë detyrimet ndaj ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të ujit. Qeveria e Kosovës ka për qëllim ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit dhe vendimi i djeshëm, është përpjekja e radhës në këtë drejtim”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.