Foto: Daily Mail

Familjes mbretërore të Anglisë iu shtua një anëtar i ri

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka lindur një djalë, raporton BBC.

Princi Harry tha se ata janë shumë të kënaqur dhe falënderuan publikun për mbështetjen e tyre gjatë shtatzënisë.

Ai tha se Meghan dhe fëmija janë shumë mirë, duke shtuar se ata ende janë duke menduar për emrin me të cilin do ta pagëzojnë djalin e tyre, i cili lindi në orën 05:26.

Buckingham Palace tha se fëmija peshonte 3.2kg, dhe se Princi Harry ishte i pranishëm gjatë lindjes.

Në njoftim thuhet se me këtë lajm janë njoftuar, Mbretëresha, Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit, Dukesha e Cornwallit, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Lady Jane Fellowes, Lady Sarah McCorquodale dhe Earl Spencer.

Foto: Daily Mail

“Nëna e Dukeshës, Doria Ragland, e cila është e gëzuar nga ardhja e nipit të saj të parë, është në Cottage Frogmore”.

Foshnja e sapo ardhur në jetë është i shtati në radhë për fronin, prapa Princit të Uellsit, Dukës së Kembrixhit dhe fëmijët e tij – Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis – dhe Princi Harry.

Ai është nipi/mbesa e tetë e mbretëreshës.

Duke folur pas lindjes së djalit, Harry shtoi se fëmija ka ardhur “pak me vonesë” dhe se ai ka planifikuar të bëj një njoftim tjetër për dy ditë “kështu që të gjithë mund ta shohin foshnjën”.

I pyetur se si ishte të jesh i pranishëm gjatë lindjes, ai qeshi dhe tha: “Unë nuk kam marrë pjesë në shumë lindje, kjo është padyshim pjesëmarrja ime e parë në një lindje, ishte e mahnitshme, absolutisht e pabesueshme dhe, siç thashë, jam tepër krenar me gruan time”.

Ai shtoi: “Ishte përvoja më e mahnitshme që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë”.

Fëmija është shtetas i dyfishtë, pasi ka automatikisht shtetësi amerikane, nëpërmjet Meghanit.