Familjarët e të dyshuarit për vrasje ndihmojnë Policinë në lokalizimin dhe kapjen e tij

Policia e Shqipërisë ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të një vrasje që ka ndodhur mbrëmë në Tiranë.

Autoritetet kanë arritur ta prangosin të dyshuarin pas një operacioni për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndihmë në këtë rast kanë dhënë edhe familjarët e të dyshuarit.

Pak orë më parë është arrestuar shtetasi E.K., 32 vjeç, banues Tiranë.

Ai dyshohet të jetë autori i vrasjes së një 24-vjeçari pas një konflikti të çastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kurbinit për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.