Tomë Gashi

Familja Sopa kërkon nga Shteti dhe Gjykata 25 milionë euro dëmshpërblim

Avokati Tomë Gashi me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se në emër të familjes Sopa ka paditur Republikën e Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, me të cilën ka kërkuar që familja Sopa të kompensohet në shumë mbi 25 milionë euro.

Sipas Gashit organet e drejtësisë pa asnjë bazë ligjore arrestuan dhe mbajtën në paraburgim Teuta, Artinë dhe Erna Sopa për kinse vrasjen e babait të tyre, duke i mbajtur nën presion psikik për tre vite me radhë.

Ato dyshoheshin se kishin vrarë babain e tyre, Hamdi Sopa i cili ishte zyrtar për Informim në Zyrën e Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës.

Gashi akuzon organet e drejtësisë se vetëvrasjet po i cilësojnë si vrasje, ndërsa vrasjet si vetëvrasje varësisht pozitave që kanë viktimat, duke aluduar kështu në rastin e ish drejtorit të AKP-së, Dino Hasanaj.

Më poshtë mund ta gjeni postimin e avokatit Gashi në Facebook:

ORGANET E DREJTËSISË KOSOVARE CILËSOJNË VETËVRASJET SI VRASJE DHE VRASJET SI VETËVRASJE, VARËSISHT NGA POZITA QË KA VIKTIMA DHE INTERESAT POLITIKE…!!!

Kështu ndodhi në vitin 2013 me familjen Sopa nga Prishtina, ku pa asnjë bazë ligjore Teuta Sopa, Artinë Sopa dhe Erna Sopa u arrestuan, u mbajten në paraburgim për mbi 177 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ditë dhe u mbajten nën presion psikik për më tepër se 3 vite, respektivisht 1.411 ditë (një mijë e katërqind e njëbëdhjetë) deri në pushimin e hetimeve.

Ato ishin viktima të sistemit, të paraburgosura për kinse vrasjen e babait të tyre, respektivisht bashkëshortit Hamdi Sopa-ish Zyrtar për Informim në Zyren e Kryeminitrit të atëhershëm të Kosovës.

Akuzë tepër trishtuese, e qëllimshme dhe pa asnjë fakt.

Sot është dorëzuar padia për kompensim të dëmit kundër Republikës së Kosovës, respektivisht Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, me të cilën do të detyrohen që ti kompenzojnë vektimat e qëllimshme të sistemit të dirigjuar të drejtësisë në shumë prej mbi 25.000.000,00 Euro ( njëzetë e pesë milionë euro).

Dikujt ndoshta mund t`i duket e tepruar shuma e kërkuar si kompenzim për vujatje shpirtërore, dëmtim të prestigjit dhe të tjera,por kushdo që mendon kështu le ta paramendoj trishtiminin e këtillë… ”se janë duke e arrestuar atë me motrën apo vllaun dhe nënën për kinse vrasjen e babait”. …!!!

Asnjë shumë e parave nuk mund t`i shërojë vujatjet e shkaktuara qëllimisht ndaj familjës Sopa.

Ndoshta kjo është bërë që të mbulohet një krim i mëhershëm i sistemit të derigjuar jurdik, që vrasja e ish drejtorit të AKP-së ( Agjencionit Kosovar të Privatizimit)

Dino Hasanaj në vitin 2012 të duket në opinion si vetërasje!