Faktet e Shpejta për Istogun
Në mandatin e dytë si kryetar i komunës se Istogut, Haki Rugova, mendon se ka arritur të punojë mjaft në ato që i ka premtuar dy vjet më parë gjatë fushatës dhe debateve parazgjedhore.
Rugova në zgjedhjet e 2013 ishte shumë i kujdesshëm në premtimet e tij duke mos premtuar për ndonjë projekt konkret, e po ashtu nuk kishte dhënë as afate kohore brenda te cilave do t’i realizojë ato që, në vend të premtimeve, i quante strategji.
Në komunën me rreth 40 mijë banorë, LDK ka qenë gjithmonë drejtuese e pushtetit. Thjesht për faktin se lideri historik i LDK-së, Ibrahim Rugova, është lindur në një fshat të kësaj komune. Lehtë e ka pasur edhe Haki Rugova të fitojë, falë mbiemrit të njëjtë dhe afërsisë familjare me liderin e ndjerë,
Mirëpo pasi qe ka kaluar gjysma e mandatit Rugova, ka mjaft punë për te bërë në komunën e Istogut, i njëjti nga partitë Opozitare po kritikohet mjaft shumë, pasi qe sipas tyre edhe aty ku ka punuar diçka e ka bërë aty ku i ka militantet e partisë se tij LDK -së.
Ja disa nga faktet e shpejta për komunën e Istogut.
1. Istogu është vendi i vetëm në Kosovë që prodhon kaviar. Kaviari prodhohet në fabrikën “Trofta” dhe është sekreti më i mirë në krejt komunën sepse kaviari kosovar nuk është as në meny – por nëse dini ta kërkoni ka gjasa të ju servojnë.
2. Komuna e Istogut nuk e ka te ndërtuar asnjë deponi legale te mbeturinave.
3. Komuna e Istogut nuk ka impiant te ujrave të zeza. Nje që e ka, është jashtë funksionit.
4. Në Qendrën e re të Mjekësisë Familjare të ndërtuar gjatë këtij mandati nuk ka ujë të pijes gati gjysmën e vitit.
5. Komuna e Istogut ka ndërtuar 16 shtëpi për të pastrehët gjatë vitit 2013 – 2015
6. Komuna e Istogut e ka një drejtoreshë femër. Ajo është Edona Bujupi- Loxha, Drejtoreshë e Administratës.
7. Një zyrtar i arsimit që ka punuar në Drejtorat të Arsimit është suspenduar nga puna për shkak të akuzave që kishte kërkuar favore seksuale në shkëmbim të një burse nga komuna.
http://kallxo.com/politika-ne-shkolla-cigaret-ne-kiosken-e-oborrit-te-shkolles/
8. Vetëm 75 vende pune në sektorin privat dhe 25 në sektorin publik janë shtuar në Istog në këtë mandat
9. Në fshatin Corrollukë, rruga kryesore e fshatit është emërtuar “Asllan Sutaj” përkundër peticionit të fshatit që kanë kërkuar të quhet “Binak Hysen Sutaj” (i vrarë në Luftën e Dytë Botërore). Ky peticion nuk u mor parasysh për shkak të ndikimit të zyrtares komunale Zekie Sutaj, së resë së Asllan Sutaj.
10. Istogu njihet si qytet me shumë burime të ujit, por shumica e fshatrave të tij nuk kanë ujë të pijshëm një pjesë të mirë të vitit.
11. Në sallën e kuvendit komunal të Istogut nuk është vendosur fotografia e Presidentes Atifete Jahjaga, ashtu siç e kërkon ligji, por vetëm ajo e Ibrahim Rugovës.
12. Komuna e Istogut ka një infrastrukturë mjaft të mirë rrugore.
13. Kryetari Haki Rugova akuzohet nga opozita që ka lejuar ndërtimet pa leje.
14. Komuna e Istogut gjatë këtij dy vjeçari ka ndërtuar 2 çerdhe për fëmijë
15. Në raportin financiar të vitit 2014, në kategorinë “dreka zyrtare” janë shpenzuar 21.115.77 euro, ndërsa në kategorinë “furnizime e pastrime” janë shpenzuar 19.069.10 euro.
16. Kryetari Haki Rugova akuzohet nga opozita se firma e vëllait të tij “Makon” i fiton shumicën e tenderëve në komunën e Istogut.