Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti | Foto: Atdhe Mulla

Fakte të Shpejta për Vitinë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka dalë para Jeta Xharrës dhe asamblistëve komunalë për të dhënë llogari për dy vitet e para të mandatit të tij në krye të komunës.

Në debatin “Jeta në Komunë”, Haliti ka folur për sfidat me të cilat është ballafaquar si kryetar komune  dhe ka folur për projektet që janë kryer dhe ato të cilat pritet të kryhen në dy vitet e ardhshme.

Sokol Haliti i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte fituar zgjedhjet pas balotazhit në dhjetor të vitit 2013.

Ja disa fakte të shpejta për Vitinë pas debatit në “Jeta në Komunë”: [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]1.Rruga e shtruar në fshatin Terpezë të Vitisë në verë të 2015 u ça pak muaj pasi që u shtrua. Ajo sot është e arnuar.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]2. Shtrati i lumit Morava është rregulluar këtë vit dhe prej që është rregulluar, në Viti nuk ka pasur vërshime.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]3. Kryetari kishte premtuar që nuk do t’i linte bastoret të funksionojnë afër shkollave në Viti – sot, 2 vjet pas, bastorja afër shkollës në fshatin Pozharan vazhdon të funksionojë.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]4. Në Viti ekziston reparti i gjinekologjisë por aty nuk kryhen lindje sepse mjeku punon vetëm deri në orën 15:00. Në vitin 2015, në komunën e Vitisë kanë lindur 700 foshnje.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]5. Sipas raportit të auditorit të përgjithshëm, komuna e Vitisë bënë pjesë në mesin e komunave që nuk ka trajtuar me kohë aplikacionet për leje të ndërtimit.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]6. Komuna e Vitisë nuk e ka themeluar zyrën për promovim të investimeve.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]7. Kryesuesi i kuvendit të Vitisë, Naim Pira, ka aktakuzë për shkak se ka paguar mëditje për mbledhje edhe për 4 asamblistët që nuk kanë qenë prezentë në seanca të asamblesë.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]8. Shkolla në Stubëll të Vitisë dhe shkolla “Islam Pira” muze në Pozheran të Vitisë llogariten si një nga shkollat e para në rajonin e Kosovës dhe Anamoravës.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]9. Vitia nuk ka palestër sportive.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]10. Dy asamblistë të AAK-së në kuvendin komunal të Vitisë kanë braktisur AAK-në duke kaluar në partinë e kryetarit, LDK, gjatë këtij mandati.[/otw_shortcode_quote]

http://kallxo.com/vitia-e-meditjeve-te-pamerituara-dhe-asfaltit-te-skaduar-shpejt/